image Infektologu kosovar: Tre nga pacientët me koronavirus janë të prekur në mushkëri

Kosovë

Shëndetësi/ Infektologu kosovar: Tre nga pacientët me koronavirus janë të prekur në mushkëri

news image

Infektologu Sali Ahmeti ka dhënë detaje për 15 personat e prekur me koronavirus, sipas tij tre nga ta janë të prekur në mushkëri ndërsa njëri është i shoqëruar me sëmundje të mëparshme.

Sipas infektologut, gjendja e tyre është stabile.

“Tre prej tyre kanë prekje të mushkërive, njëri sëmundje të mëprashme, ka gjendje të rëndë por është stabil”, tha infektologu në ‘Pressing’, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas infektologut, virusi në fillim nuk shfaqet me agresivitet.

Ai shtoi se Klinika Infektive është e pajisur me materiale mbrojtëse kundër koronavirusit. /Gazeta Sinjali/