image Infektologu kosovar thotë se pandemia e COVID-19 mund të zgjasë së paku edhe për 6 muaj

Shëndetësi

Infektologu kosovar thotë se pandemia e COVID-19 mund të zgjasë së paku edhe për 6 muaj

news image

Infektologu kosovar, Izet Sadiku ka paralajmëruar që situata me pandeminë e COVID-19 do të zgjasë së paku edhe për gjashtë muajt e ardhshëm.

 Sadiku është shprehur se “lufta” me koronavirus pritet që të përfundojë në momentin që zbulohet vaksina kundër këtij virusi.

Derisa u bëntë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat parandaluese deri sa të zbulohet një vaksinë kundër Covid-19, infektologu Sadiku u shpreh se duhet të mësohemi të jetojmë me virusin së paku edhe për 6 muaj, pasi që sipas tij edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk premton që kjo situatë do të kalojë shpejtë, pa u zbuluar vaksina.

“Kapacitetet e spitaleve publike pothuajse janë mbushur. Aktualisht janë duke u trajtuar 300 pacientë, prej të cilëve 170 janë me oksigjenoterapi”, ka thënë ndër të tjera Sadiku gjatë një interviste në RTV21.

Kujtojmë se, aktualisht në Kosovë janë 4 mijë e 931 raste pozitive me koronavirus, prej të cilëve 2 mijë e 267 janë shëruar, 102 kanë vdekur, ndërsa edhe 2 mijë e 562 janë ende raste aktive./Gazeta Sinjali/