image Infektologu i QKUK-së: Gjatë ditës mund të ketë 20 raste të reja me koronavirus

Kosovë

Shëndetësi/ Infektologu i QKUK-së: Gjatë ditës mund të ketë 20 raste të reja me koronavirus

news image

Infektologu i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Murat Mehmeti, ka njoftuar se janë mbi 10 raste të reja të dyshuara me koronavirus në Kosovë.

Ky numër, paralajmëron ai, mund të shkojë deri në 15-20, gjatë ditës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Numri varion, sepse vazhdimisht vijnë raste të reja, pranohen, testohen. Kështu që mund t’iu them se është numër më i madh se 10, e ndoshta më vonë bëhen 15-20. Varësisht se sa do të jetë fluksi i qytetarëve që do të vijnë të pranohen dhe t’iu merren strishat”, tha Mehmeti.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) njoftoi për 33 raste pozitive me COVID-19, duke e çuar kështu numri e të prekurve në 283./Gazeta Sinjali/