Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.
48-vjeçari njoftoi se nuk ka simptoma dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Do të doja t’u kërkoja falje të gjithë atyre që duhet të karantinohen për shkak të kontaktit me mua ditëve të fundit. Nëse do të kisha ndonjë simptomë, më besoni, të gjitha takimet do të ishin anuluar”, tha Duda.
Ndërsa, në 24 orët e fundit në Poloni janë konfirmuar 13,600 raste të reja me COVID-19. Vendi ka mbyllur disa shkolla dhe restorante për shkak të numrit të madh të rasteve me këtë virus. /Gazeta Sinjali/