Nga gjithsej 27 rastet e reja që mbrëmë u konfirmuan me koronavirus, prej tyre janë edhe tre fëmijë, e njëri disamujash.
Zëdhënësi i Komunës së Fushë-Kosovës, Ali Topalli ka njoftuar se të gjitha këto raste janë raste kontakti me familjarët e tyre në Vushtrri.
Topalli tha se gjendja shëndetësore e të prekurve është e mirë dhe janë duke qëndruar në vetëizolim. Sipas tij, personat e prekur me COVID-19, jetojnë në Bresje por që nuk kanë paraparë të izolohet ajo zonë, transmeton Gazeta Sinjali.
“Nga mbrëmë ne zyrtarisht jemi të informuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për 5 raste të reja në komunën e Fushë-Kosovës, bëhet fjalë për një familje janë të gjithë anëtarë të një familje të cilët jetojnë në Fushë-Kosovë por që janë raste kontakti me familjarët e tyre nga komuna e Vushtrrisë.Në bazë të informacioneve të fundit që kemi dhe kontakteve që kemi pasur nga sot në mëngjes gjendja e tyre shëndetësore është e mirë ata vazhdojnë të jenë vetëizoluar dhe sigurisht që do jenë çdo herë të mbikëqyrur nga organet kompetente… Janë pesë anëtarë të familjes mosha e tyre bashkëshortët janë të vitit 1980 dhe 85, dhe fëmijët janë 2010, 2015 dhe 2020…Si shtab emergjent i krizës nuk e kemi paraparë që të izolohet ajo zonë atje sepse e kemi nën kontroll të plotë atë zonë e vëzhgojmë atje por që do i përcjellim rrethanat, dhe në bazë të rrethanave sigurisht edhe do marrim hapat konkret”, ka thënë Topalli për KP. /Gazeta Sinjali/.