image Infektohet me COVID-19 shefi i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë

Botë

Infektohet me COVID-19 shefi i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë

news image

Mark Meadows, shef i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë është diagnostifikuar me COVID-19.

Këtë e kanë bërë të ditur mediat amerikane të cilat kanë shkruajtur se ende nuk është e qartë se kur është infektuar ai.

Gjithashtu mbetet e paqartë nëse persona të tjerë në Shtëpinë e Bardhë do të karantinohen. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e gjithë vëmendja është te zgjedhja e presidentit, por numri i rasteve të reja me Covid-19 është rritur me shifra shqetësuese.

Prej 2 ditësh në SHBA raportohen më shumë se 100 mijë raste ditore, shifra rekord të cilat SHBA nuk i përjetoi as në fillimin e pandemisë së koronavirus./Gazeta Sinjali/