image Trump urdhëron fabrikat e përpunimit të mishit të vazhdojnë punën gjatë pandemisë
[wp-story id="814678"]

Botë

SHBA/ Trump urdhëron fabrikat e përpunimit të mishit të vazhdojnë punën gjatë pandemisë

news image

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi dje se fermat e mishit në vend duhet të vazhdojnë procesin edhe gjatë pandemisë.

Ndër të tjera, presidenti amerikan theksoi se ato nuk duhet të ndalojnë prodhimin, pavarësisht se frika e përhapjes së virusit nëpërmjet produkteve të mishit qëndron e madhe pas raportimit me të infektuar në disa prej kompanive kryesore amerikane.

Trump arsyetoi se mbyllja e vetëm njërës prej fermave prodhuese të mishit nënkupton faktin që 10 milionë amerikanë të mbeten pa ngrënë produktet e tij.

Urdhri nuk detajoi masat paraprake shtesë që duhet të ndërmarrin ndërmarrjet për të mbrojtur punëtorët, gjë që ka sjellë shqetësime midis sindikatave dhe grupeve të tjera të punëtorëve.

Departamenti i Bujqësisë CDC dhe OSHA janë detyruar që të nxjerrin rregullat e veta. OSHA, megjithatë, nuk ka vendosur rregulla të detyrueshme të sigurisë dhe përkundrazi ka dhënë vetëm rekomandime.

20 punonjës të përpunimit të ushqimit dhe përpunimit të mishit kanë vdekur nga koronavirusi, dhe të paktën 6.500 janë prekur, sipas Unionit të Bashkuar Ndërkombëtar të Punëtorëve të Ushqimit dhe Tregtisë. /Gazeta Sinjali/