373 punonjës të një fabrike të përpunimit të mishit të derrit në Misuri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, por asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur simptoma.
Në fabrikën “Triumph Foods” punojmë më shumë se 2,800 punëtorë, nga të cilët 13% janë konfirmuar tashmë me koronavirus.
“Të gjithë punonjësve që kanë rezultuar pozitivë u është kërkuar të izolohen në shtëpi. Ata do të vazhdojnë të paguhen sipas politikave për situatën e pandemisë”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i kompanisë Mark Campbell. Këtyre punonjësve do t’u dërgohen edhe pako me maska dhe dezinfektantë.
“Ne do të vazhdojmë të testojmë personat e kontaktit me këta punonjës për të identifikuar të gjithë të prekurit”, është shprehur Randall Williams, drejtor i shëndetit në këtë shtet.
Shefi i Institutit amerikan për Sëmundjet Infektive, Dr Anthony Fauci, është shprehur më herët se 25% deri në 50% e të prekurve me Covid-19 nuk shfaqin simptoma, edhe pse ata mund të përhapin virusin, megjithatë ky është një rast i veçantë me një numër kaq të madh personash asimptomatikë. /Gazeta Sinjali/