image Infektohen me koronavirus mbi 200 fëmijë në një kamp veror në SHBA - Sinjali

Infektohen me koronavirus mbi 200 fëmijë në një kamp veror në SHBA

news image

Mbi 200 fëmijë me moshë mesatare 12 vjeç, u infektuan me koronavirus gjatë pushimeve në një kamp veror në Georgia, SHBA.

Përveç fëmijëve, pozitiv me COVID-19 dolën edhe disa anëtarë të stafit.

Ky fakt u raportua nga Cdc, autoriteti shëndetësor më i lartë amerikan, sipas të cilit janë 260 raste të zbuluara pas 344 testimeve të kryera gjatë muajit korrik.

Ky lajm vjen në një moment kur në SHBA kanë nisur polemikat lidhur me një rihapje të mundshme të shkollave, e cila po kërkohet nga Presidenti Donald Trump. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: