image India nuk brengoset për sanksionet, do të blejë naftë me zbritje nga Rusia

Botë

India nuk brengoset për sanksionet, do të blejë naftë me zbritje nga Rusia

news image

India po vlerëson të pranojë një ofertë ruse për të blerë naftën e saj të papërpunuar dhe mallra të tjera me çmime të zbritura, raporton Reuters të kenë thënë dy zyrtarë indianë.

Rusia po përballet me sanksione të rënda perëndimore për pushtimin e saj në Ukrainë, duke përfshirë disa banka që janë ndaluar nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT.

India, e cila importon 80% të naftës së saj, zakonisht blen rreth 2% deri në 3% të furnizimeve të saj nga Rusia, por me çmimet e naftës në rritje Reuters thotë se qeveria indiane po kërkon të ulë kostot e saj të energjisë.

Një zyrtar i thotë agjencisë së lajmeve se ata ishin të lumtur të merrnin mallrat me zbritje dhe thotë se India nuk shqetësohet për përfshirjen në sanksione, shkruan BBC.

Ata shtojnë se puna është në vazhdim për ngritjen e një mekanizmi tregtar rupi-rubla.

/GazetaSinjali/