Qeveria e Indisë ka kërkuar nga kompania “Starlink Internet Services” që i përket kompanisë hapësinore SpaceX të Elon Musk, që para se të ofrojë shërbim të internetit me bazë satelitore të njoftojë se do t’i përmbahet rregullatorit të vendit për internetin.
Në një deklaratë nga Ministria e Komunikimit thuhet se “Starlink” nuk ka licencë në vend dhe qytetarëve u është rekomanduar që të mos abonohen në shërbimet e kompanisë në fjalë për të cilat janë bërë reklama, shkruan Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë nga kompania e Musk nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.
Sipas lajmeve në mediat vendase, mësohet se “SpaceX”, i Musk pranon parapagesat për 99 dollarë për versionin beta të shërbimit./GazetaSinjali/