image Incidenti në studion e “Përputhen Prime”, Bora Zemani përzë konkurrentin

Bota e Yjeve

Incidenti në studion e “Përputhen Prime”, Bora Zemani përzë konkurrentin

news image

Viktori u përfshi mbrëmë në “Për’puthen Prime” në një debat me Neda Ballukën.

Teksa opinionistja po komentonte takimet dhe njohjet që po zhvillon konkurrenti në program, ky i fundit i ngriti zërin duke e kundërshtuar. Por, nuk u ndal me kaq. Ai i përmendi Nedës familjen dhe përdori një koment të ulët për shtatzëninë e saj.

image 390

Menjëherë më pas, moderatorja Bora Zemani i kërkoi Viktorit të lë studion. I nervozuar dhe me ofendimet që nuk i kurseu, ai doli nga skena, ndërkohë që Bora theksoi se do të ketë një vendim nga produksioni për këtë incident.

Sjelljen e Viktorit e dënoi Ardit Çuni dhe Olesia Leço, dy opinionistët e ftuar të kësaj mbrëmjeje.

/GayetaSinjali/