image Incidenti në "Air Albania", Rama: Këta lloj katërkëmbëshash të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiume

Rajon

Kryeministri/ Incidenti në “Air Albania”, Rama: Këta lloj katërkëmbëshash të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiume

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar incidentin që ndodhi ditën e shtunë në “Air Albania”, ku disa persona u futën në stadium duke shmangur kontrollin elektronik.

Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se persona të tillë duhet të ndalohet që të futen në stadiumet në tona.

“Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë nenet e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë kundër dhunës në sport”, ka thënë Rama.

Incidenti u shënua para fillimit të supersfidës mes Tiranës dhe Skënderbeut që u zhvillua ditën e shtunë në stadiumin e ri Kombëtar “Air Albania”.

Edhe pse pretendohej se siguria është maksimale, një grup tifozësh kanë anashkaluar kontrollin elektronik duke kaluar sipër strukturës metalike. /Gazeta Sinjali/