image Incident në Shqipëri, deputeti tërheq me forcë një grup personash në qendër votimi (VIDEO)

Shqipëri

Incident në Shqipëri, deputeti tërheq me forcë një grup personash në qendër votimi (VIDEO)

news image

Incidentet dhe sherret nuk kanë qenë të pazakonta gjatë ditës së sotme teksa po mbahen zgjedhjet vendore në vend.

Në video duket deputeti i PD-së, Edmond Spaho, i cili tërheq nga krahu me forcë një votues.

Siç raportohet, incidenti ka ndodhur për orientim votash dhe sipas pretendimeve të dyja palëve ka presione e kërcënime për dhënien e votës.

Spaho ka theksuar se ata persona janë punonjës të administratës, ndërsa ata janë shprehur se kanë të drejtë për të votuar.

Spaho është larguar aktualisht nga qendra e votimit.

/GazetaSinjali/