image Incident në protestë: Qëllohen me bojë muret e Kryeministrisë në Tiranë, polici bie përtokë duke kapur qytetarin

Shqipëri

Incident në protestë: Qëllohen me bojë muret e Kryeministrisë në Tiranë, polici bie përtokë duke kapur qytetarin

news image

Një grup protestuesish kanë çarë kordonin e Policisë së Shtetit dhe qëlluan me bojë të kuqe dhe të zezë muret e ndërtesës së Kryeministrisë në Tiranë.

Një person është shoqëruar me forcë nga policia, dhe gjatë ndalimit të qytetarit një nga policët rrëzohet barkas në tokë.

image 224
image 225
image 226

Ndërkohë që protestuesit kanë ndezur dhe qirinj në shkallët e kryeministrisë në kujtim të Klodjan Rashës, Ardit Gjoklajt dhe Lear Kurtit. Sipas të dhënave, personi i arrestuar kishte një thikë në dorë dhe po qëllonte dyert e kryeministrisë.

/GazetaSinjali/