image Incident në koncertin e Elvana Gjatës, fansi bën veprimin e papritur

Showbiz/ Incident në koncertin e Elvana Gjatës, fansi bën veprimin e papritur

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, mbrëmjen e kaluar ka performuar në Bruksel. Si gjithmonë, koncertet e saj janë plot.

Mirëpo, gjatë performancës në skenë, asaj i ndodh diçka e papritur. Teksa i jep dorën fansave, dikush nga publiku ia kap dorën këngëtares dhe e tërheq me forcë. Elvana gati sa nuk u rrëzua midis turmës, por arriti ta menaxhonte situatën dhe të lironte dorën e saj duke vazhduar sërish performancën sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Këtë video e ka publikuar vetë këngëtarja duke e ndarë me ndjekësit në InstaStory.

“Iku dora”, ka shkruar Elvana, duke e shoqëruar me emoji humori postimin e saj./GazetaSinjali/