Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar pasi një person ra nga kati i shtatë i një salle koncertesh në Suedi.
Rreth 1 mijë njerëz ishin mbledhur në sallën “Uppsala Konsert & Kongres” pranë kryeqytetit Stokholm, për një koncert të “ABBA-s” të martën në mbrëmje.
30 minuta para fillimit të shfaqjes, një person u rrëzua dhe ra në katin e parë. Ai ra mbi dy persona, tha policia. Personi që u rrëzua vdiq si dhe viktima që u godit.
Personi i tretë ka mbetur jashtë rrezikut për jetën dhe më pas është dërguar në spital.
“Ne morëm një telefonatë për dikë që ose ka kërcyer ose ka rënë nga një lartësi e madhe”, tha një zëdhënës i policisë, raporton BBC.
Salla e koncerteve fillimisht u mbyll nga policia, kështu që dëshmitarët në vendngjarje do të merren në pyetje.
Incidenti tragjik vjen vetëm disa ditë përpara se ABBA të publikojë të premten albumin e tyre të parë në më shumë se 40 vjet./GazetaSinjali/