image Imami nga Vushtrria i reagon Kurtit për vendosjen e flamurit të LGBTI-së në ndërtesën e qeverisë

Kosovë

Reagim/ Imami nga Vushtrria i reagon Kurtit për vendosjen e flamurit të LGBTI-së në ndërtesën e qeverisë

news image

Qeveria në deyrë vendosi flamurin e komunitetit LGBTI+ në ndërtesën e saj, pas kritikave dhe ankesave nga ky komunitet dhe përkrahësit e tyre, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të tyre.

Organizata CSGD, nga komuniteti në fjalë, ka kërkuar zyrtarisht që për 17 maj, kjo ndërtesë të ndriçohet me ngjyrat e ylberit, e të cilat i përfaqësojnë ndërkombëtarisht.

Por, ky veprim e ka shqetësuar imamin e Vushtrrisë, Bedri Haliti i cili e ka quajtur turp dhe mëkat, ndërsa anëtarët e komunitetit LGBTI+ i ka quajtur të prishur dhe të degjeneruar, si dhe ekstremista.

Në një ligjeratë online të publikuar në faqen e Xhamisë “Sheikh Zayed”, imami Haliti vendosjen e flamurit të këtij komunitet e ka quajtur edhe terrorizëm.

“Qeveria pranon të vendos flamurin e LGBTI-së në ndërtesën e Qeverisë, edhe pse në kohën e kësaj epidemie. Është trup, mëkat edhe gjynah, degjenerim dhe terrorizëm, që flamuri i këtyre grupeve të terroristëve, ekstremistëve, njerëzve të prisht të vihet flamuri të vendoset në ndërtesën e shtetit. Është derdhë gjak i madh, për fenë e kombit tonë,për të drejtat tona kombëtare e fetare e njerëzore, për lirinë tonë, të vendoset flamuri i flliqt i prisht i njerëzve të prisht që shkatërron fenë, atdheun, shtetin, njerëzimin. Janë njerëz që i kanë kaluar të gjithë kufijtë të së keqës. Kjo quhet jo kulturë, jo njerëzore”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ndiqeni ligjeratën e tij të plotë:

https://www.facebook.com/Xhamiasheikhzayed/videos/260072471781360/