image Ilir Latifi "shpërthen" me kritika ndaj gjyqtarëve: Unë e fitova duelin

Sporte Luftarake

UFC/ Ilir Latifi “shpërthen” me kritika ndaj gjyqtarëve: Unë e fitova duelin

news image

Ilir Latifi nuk arriti të fitonte meçin ndaj Derrick Lewis në UFC 247 duke u mposhtur pas vendimit të gjyqtarëve.

Latifi bëri tre “takedowns” megjithatë nuk mjaftoi që të triumfonte.

Shumë tifozë të UFC-së reaguan duke thënë se fitorja iu vodh luftëtarit shqiptar, ndërsa edhe vet Ilir Latifi mendon se ai është dashur të fitojë.

“Para së gjithash dua të falënderoj familjen, miqtë, ekipin dhe të gjithë njerëzit që më mbështetën, faleminderit! Kur vendosa ta marr këtë sfidë dhe të luftoj me Derrick në qytetin e tij të lindjes, njerëzit menduan se isha i çmendur. Në mbrëmjen e së shtunës duke ecur në arenë për të luftuar me Derrick Lewis, e dija se kjo betejë nuk do të ishte e lehtë. Turma ishte atje për të dhe madje edhe gjyqtarët …. Unë mendoj se e fitova atë luftë dhe shumë nga fansat dhe shikuesit mendojnë njëjtë. Shpresojmë që në të ardhmen të shohim gjyqtarë dhe sistem të pikëve që janë bërë për MMA nga njerëz me përvojë të sportit dhe trajnerë që kanë njohuri më të mirë të sportit dhe që mund të bëjnë gjykime më të mira” – u shpreh Ilir Latifi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Shumë njerëz dyshuan në të, pasi ishte më i shkurtër se kundërshtari, por Ilir Latifi ua dëshmoi të gjithëve të kundërtën./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/illirlatifi/photos/a.661771437174925/3138511189500925/?type=3&theater