Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një person ka vdekur, pasi që sot gjatë ditës ka rënë në një humnerë në zonën e Prevallës.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i ri i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, i cili i ka shprehur ngushëllime për vdekjen e të riut.
Sinjali raporton se viktima është i moshës 24-vjeçare nga një fshat i Kaçanikut.
Kryetari përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Nga një ngjarje e rëndë me fatalitet, humbi jetën i riu nga komuna jonë Arian Gjini. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve, të afërmve dhe të gjithë qytetarëve të komunës sonë, duke u lutur që raste të tilla të mos na përsëriten më”.
“Të gjithë së bashku lutemi dhe solidarizohemi me këtë ngjarje të dhimbshme, e shpirti i tij pushoftë i qetë në përjetësi”.
Nga Policia e rajonit të Prizrenit thanë për Sinjalin se trupi i pajetë është gjetur sot rreth orës 16:00./GazetaSinjali/