image IKSHPK: Uji në zonat me vërshime nuk i plotëson standardet e ujit të pijshëm

Shëndetësi

IKSHPK: Uji në zonat me vërshime nuk i plotëson standardet e ujit të pijshëm

news image

IKSHPK-ja ka njoftuar se në mostrat e mbledhura sot në të gjithë vendin, uji i sistemeve të goditura nga shirat dhe përmbytjet, ka ende vlerë të shtuar të turbullirës në ujin e pijshëm.

Në njoftim, thuhet se edhe sot impiantet e trajtimit të ujit punojnë me kapacitet të reduktuar ose janë jashtë funksionit dhe për pasojë shumë zona mbeten pa furnizim 24 orë.

“Në mostrat e analizuara nga të njëjtat sisteme, nga analizat laboratorike fiziko-kimike rezulton vlerë e ngritur e turbullirës që i kalon vlerat standarde të lejuara. Parametra të tjerë fiziko-kimikë rezultojnë në lëkundje në varësi të vlerave të turbullirës”.

“Nga mostrat laboratorike mikrobiologjike të përpunuara deri më tani, disa nga ato rezultojnë me baktere koliforme dhe si të tilla nuk janë brenda standardeve të parapara. Uji nga këto sisteme nuk i plotëson standardet e kërkuara të ujit të pijshëm”.

Në zonat me burime nëntokësore dhe sistemet që nuk u prekën nga reshjet, monitorimi vijon edhe sot dhe ekipet në teren raportuan se analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike janë brenda standardeve për ujin e pijshëm.

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/pfbid02a14wdrH5Sz2f2GMUZxE1hbrSFuXhgTWQbkHTzSEtgQq7Ts7gzuG2UggNTbFvFkeHl

/GazetaSinjali/