Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur të dhënat elementare për sëmundjen e quajtur “Lija e Majmunit”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave, një person që infektohet me këtë sëmundje ka këto simptoma: nyje limfatike të ënjtura, dhimbje muskuj, dhimbje koke, ethe, skuqje periane dhe gjenitale, flluska në duar dhe këmbë, skuqje dhe lezionet e lëkurës janë shume tipike.
Po ashtu, bëhet e ditur se koha e shërimit është nga 2 deri në 4 javë.
Kosova ende nuk ka shënuar asnjë person të infektuar me “Lijën e Majmunit”.