Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar një fotografi me mesazhin se cilave fjalë duhet besuar dhe cilave jo rreth koronavirusit.
IKSHPK-ja ka reaguar duke thënë se fjalët “S’ka virus”, dhe “Shteti merr para për të vdekurit nga COVID-19”, nuk janë të vërteta dhe nuk duhet besuar.
Ata kërkojnë që qytetarët të kenë kujdes dhe t’i zbatojnë udhëzimet e IKSHPK-së dhe masat preventive të qeverisë.
Mesazhi i Institutit është që qytetarët të informohen nga profesionistët shëndetësorë./ Gazeta Sinjali/