image IKSHPK thotë se janë kryer mbi 425 mijë teste për COVID

Shëndetësi

IKSHPK thotë se janë kryer mbi 425 mijë teste për COVID

news image

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, që nga shkurti deri më sot në Kosovë janë kryer 425 mijë e 850 teste për COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Nga të gjitha mostrat e testuara 90 mijë e 430 kanë rezultuar pozitive.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 1 mijë e 872 kanë ndërruar jetë, derisa 74 mijë e 754 të tjerë janë shëruar.

Momentalisht, numri i rasteve aktive në vend është 13 mijë e 804./Gazeta Sinjali/