Personi i laboratorit të Mikrobiolgjisë në Instiutin Kombëtar të Shëndetit Publik, aty ku po bëhen analizat e rasteve të dyshuara me koronavirus, janë duke punuar çdo ditë nga 16 orë, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) përmes një njoftimi në Facebook.
“Që nga fillimi i gjendjes me pandeminë COVID-19 personeli i laboratorit është duke punuar shtatë ditë në javë, pa ndonjë orar të caktuar me afro 16 orë në ditë çdonjëri në mesatare nga 112 orë në javë e me 500 orë në muaj”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Kujtojmë që nga data 8 shkurt në këtë laborator me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 3 mijë e 915 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive kanë rezultuar gjithsej 449 raste.
Deri sot, nga 449 rastet e konfirmuara pozitive, 11 prej tyre kanë humbur jetën./Gazeta Sinjali/