image IKSHPK sot shënon 95 vjetorin e themelimit, kujton kohët e vështira

Kosovë

IKSHPK sot shënon 95 vjetorin e themelimit, kujton kohët e vështira

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se sot shënon 95 vjetorin e themelimit të veprimtarisës së shëndetit publik në Kosovë.

Ata përmes një postimi në Facebook kanë treguar për rrugëtimin e këtij institucioni dhe ndihmat që kanë pranuar nga SHBA-ja për hapjen e Institutit.

“Sot kur po e shënojmë këtë datë, gjithsesi na duhet të kujtojmë periudhat e gjendjes së rëndë dhe rrethanave shëndetësore jashtëzakonisht të vështira nëpër të cilat ka kaluar popullata e Kosovës dhe njëkohësisht përpjekjet e vazhdueshme në mbrojtje dhe përmirësim të shëndetit të kësaj popullate nga profesionistët e shëndetit publik nëpër dekada”, kanë shkruar IKSHPK.

Më tutje, gjithashtu IKSHPK-ja ka shkruar edhe për kontributin e dhënë të ish-mjekëve të cilët kanë ndihmuar dhe kanë punuar në institut, si Dr.Durmish Celina, Prof. Osman Imami dhe Dr. Ilmi Bërveniku.

“IKSHPK bën përpjekje të vazhdueshme në luftimin e sëmundjeve kronike jongjitëse përmes kontrollit të faktorëve të riskut dhe aktiviteteve të promovimit dhe edukimit shëndetësor”./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2795155217279131?xts%5B0%5D=68.ARCCZiyznh-mnZkzPhJtLqSpfln4v9Q0Hr1rPk6JD5th4LpH1vd9J2WQj7E8pNt9WrN__PidxiQOJnNcjIG1GxMksQbYSsIW0AtgOXnlL_mjSvZXJwkVAkiEQ5P6FoUbWu_Ewo5b-PqqEKCVoYGoS3EoSaF0rTGm92TBoDrqPLygOsxpDqGMr6I6WwOqSntjZmXp8jciosvXtJMvNAvTNnNHEpDWYOgTcjRZlg306olLXy94TASYrvDS5Mu7Gy7TPNLmN7xX1uFMndFKfexyFhwhI-Bnijgi4xBrgSv9QCXzKnv_uCC-8ygXrgjaLziBnq-J-x3oQSk6_RrFu3AkoRTAdA&tn=-R