image IKSHPK: Sot janë konfirmuar 767 raste të reja me COVID-19 si shkak i pakujdesisë tonë

Shëndetësi

IKSHPK: Sot janë konfirmuar 767 raste të reja me COVID-19 si shkak i pakujdesisë tonë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kësaj periudhe në vendin tonë kanë vdekur tetë pacientë si pasojë e infektimit me koronavirus, janë regjistruar 767 raste të reja të infektimit, ndërsa janë shëruar 186 persona.

Me këtë rast, IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos lejojnë mbylljen e të gjithve për shkak të pakujdesisë së disave.

“Sot janë konfirmuar 767 raste të reja me COVID-19 si shkak i pakujdesisë tonë. Ky është numër rekord deri tani. Numri i rasteve javën e fundit ka pësuar rritje brengosëse si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave. Ju lutemi të keni kujdes në mbajtjen e maskave, mbani distancë dhe higjienën personale”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/

Apeli i plotë: