Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) i ka shpërndarë anekënd Kosovës ekipet e profesionistëve shëndetësor, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Kështu kanë njoftuar nga instituti përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
“Ekipet e profesionistëve shëndetësorë anekënd vendit në parandalimin e coronavirus! Ata janë kudo: në laboratorë, në klinika, në spitale, në QKMF, në Aeroport, në kufijtë e Kosovës! Së bashku ia dalim! Nuk ka pushim! Nuk ka orar! Nuk ka lodhje! Profesionalizëm, etikë, humanizëm”, shkruan IKSHP-ja.
Ndërkohë deri më tani në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me virusin Covid-19. Megjithatë, institucionet e vendit po ndërmarrin masat parandaluese për përhapjen e tij.
Një ndër vendimet e Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme e cila u mbajt mbrëmë, është mbyllja e të gjitha institucioneve arsimore deri më datë 27 mars./GazetaSinjali/