Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë sërish thirrje që qytetarët të respektojnë udhëzimet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Përmes një njoftimi, IKSHPK-ja ka kërkuar që koronavirusi të mposhtet me kujdes, e jo me frikë.
Njoftimi i plotë:
Ta mundim koronavirusin me kujdes e jo me frikë!
Duke iu përmbajtur rekomandimeve të Institutit Kombëtar ju mund ta parandaloni sëmundjen!
PA SHTRËNGIM DUARSH!
PA PËRQAFIME!
QËNDRONI NË DISTANCË NGA NJËRI TJETRI SË PAKU 2 METRA LARG!
LANI DUART SA MË SHPESH ME UJË E SAPUN!
AJROSNI SHTËPINË DHE MBANI HIGJIENĒN PERSONALE DHE HIGJIENËN E SHTËPISË!
KUR TESHTINI, MBULONI GOJËN ME GROPËZËN E BËRRYLIT APO ME FACULETË!
TË MOSHUARIT DHE PERSONAT ME SËMUNDJE KRONIKE TË QËNDROJNË NË SHTËPI!