Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre, sipas kalendarit të rregullt në mënyrë që fëmijët të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse.
IKSHPK përmes një komunikatë ka theksuar se gjatë kësaj kohe, prindërit duhet tu përmbahen të gjitha rregullave e rekomandimeve të institutit, në mënyrë që të jenë sa më të mbrojtur nga Covid-19.
Po ashtu, IKSHPK thekson se Kosova është ndër shtetet që kanë pasur me së shumti sukses në vaksinim./ Gazeta Sinjali/