image IKSHPK përsëri ia huq, Komuna e Mamushës demanton lajmin për vdekjen e 31 vjeçarit nga COVID-19

Kosovë

IKSHPK përsëri ia huq, Komuna e Mamushës demanton lajmin për vdekjen e 31 vjeçarit nga COVID-19

news image

Komuna e Mamushës, ka reaguar pas publikimit të bilancit ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasi që në njoftim thuhej se një 31-vjeçar nga kjo komunë ka vdekur nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo komunë demanton këtë lajm dhe se tregon që gjatë 24 orëve nuk ka asnjë vdekje natyrale apo nga koronavirusi.

“Sot me datë 18.11.2020 Ministria e Shëndetësisë-IKSHP gjatë raportimit të numrit të rasteve ditore dhe vdekjet nga Covid-19 ka njoftuar se ka vdekur një i ri 31 vjeçar nga Komuna e Mamushës. Me këtë ne ju demantojmë për këtë lajm pasi që sot në Komunën e Mamushës nuk ka asnjë vdekje natyrale ashtu edhe asnjë vdekje nga covid-19. Rasti në fjalë është se, dje ka qenë një rast ku fatkeqësisht ka humbur jetën një 72 vjeçare.”, thuhet në njoftimin për media./Gazeta Sinjali/