image IKSHPK për herë të parë bën publik numrin e testeve për COVID-19 në laboratorët privatë

Shëndetësi

IKSHPK për herë të parë bën publik numrin e testeve për COVID-19 në laboratorët privatë

news image

Ka muaj që në laboratorët privatë në Kosovë ka filluar testimi për COVID-19, por vetëm sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar për herë të parë numrin e mostrave që janë testuar në to, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të fundit të IKSHPK-së, nga 27 shkurti deri më 7 mars në laboratorin privat “Avicena KS” janë kryer 2 mijë e 559 teste, prej të cilave 72 kanë rezultuar pozitive.

Po në këtë raport bëhet e ditur se në laboratorin privat “Olive” nga 5 deri më 7 mars janë testuar 873 mostra, 68 prej të cilave kanë dalë pozitive.

Që nga shkurti i vitit të kaluar e deri më sot në Kosovë janë kryer 381 mijë e 443 testime, nga të cilat 74 mijë e 748 rezultuan pozitive./Gazeta Sinjali/