image IKSHPK për helmimin e rreth 900 banorëve në Deçan: Në dy fshatra, uji ka disa koloni të dyshimta të baktereve

Shëndetësi

IKSHPK për helmimin e rreth 900 banorëve në Deçan: Në dy fshatra, uji ka disa koloni të dyshimta të baktereve

news image

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, në një konferencë për media foli për mostrat të cilat janë marrë në gjashtë fshatrat e Komunës së Deçanit, ku janë helmuar rreth 900 banorë, raporton Gazeta Sinjali.

Ramadani tha se në mostrat që janë marrë në Gllogjan dhe në Gramaçel kanë rezultuar disa koloni të dyshimta të baktereve.

Ramadani, në konferencën e thirrur nga Ministria e Shëndetësisë, deklaroi se në bashkëpunim me ministrinë nga mostrat e marra kanë nxjerrë rezultatet e dyta laboratorike, të cilat nuk konstatojnë se uji që vinte nga ujësjellësi rajonal i Deçanit është i kontaminuar.

“Ekipet e IKSHPK-së menjëherë atë mëngjes kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë mostrat e ujit në rrjetin e ujësjellësit që furnizon këto fshatra me ujë të pijshëm. Nga secili fshat mostrat janë dërguar në laboratorët e higjienës të Institutit të Mikrobiologjisë në drejtorinë e Pejës. Mbrëmjen e djeshme janë bërë gati dhe kanë rezultuar në kujfitë e lejuar, sipas udhëzimit administrative 2012, sipas standardeve evropiane. Në mostrat e marra në Gramaçel dhe në Gllogjan shfaqen disa koloni të dyshimta në baktere, të cilat duhet t’i bëhet një hulumtim mikrobiologjik për të parë mos ka ndonjë infeksion eventual, brenda 24 ose 48 orëve”, tha ai.

“Duke pasë parasysh se qytetarët janë ankuar me disa simptoma kryesore, që më së shumti janë të lidhura me zorrët dhe barkut, atëherë IKSHPK ka marrë rezultatet laboratorike dhe në bazë të asaj, ne do të konkludojmë se a ka pasur ndonjë infeksion. Për këtë, aktualisht nuk mund të themi asgjë, sepse analizat fiziko-kimike rezultojnë në rregull”, ka shtuar tutje drejtori i IKSHPK’së./Gazeta Sinjali/