image IKSHPK: Nuk ka asnjë të prekur me virusin korona në Kosovë

Kosovë

Shëndetësi/ IKSHPK: Nuk ka asnjë të prekur me virusin korona në Kosovë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se deri tani nuk është regjistruar ndonjë rast i infektuar me virusin korona në Kosovë dhe se ky institut ka shtuar masat e sigurisë duke përcjellur në mënyrë aktive situatën epidemiologjike me sëmundje ngjitëse në tërë vendin, e në veçanti parandalimin e rrezikut të përhapjes së virusit korona, raporton Gazeta Sinjali.

IKShPK përmes një njoftimi për media ka apeluar që çdo rast i dyshimtë i sëmundjes të raportohet në kohë reale, sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Çdo rast i dyshimtë i sëmundjes duhet të raportohet nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe institucionet tjera shëndetësore publike dhe private, brenda 24 orëve (në kohë reale, sa më parë që është e mundshme me mjetin e komunikimit më të shpejtë) në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike dhe drejtëpërsëdrejti në IKShPK”, thuhet në njoftim.

IKSHPK po ashtu njofton se janë ngritur ekipe në të gjitha QKMF-të e Kosovës në gjendje gadishmërie që për çdo rast të dyshimtë të udhtarëve që hyjnë në Kosovë përmes kufijve tokësor do t’i vizitojnë menjeherë dhe rekomandojnë për hapat e mëtutjeshëm të procedurave mjekësore.

Ky institut ka bërë me dije se në rast të paraqitjes së rastit të parë dhe fillimi të rritjes së numrit të rasteve kanë përpiluar tashmë planin e kontingjencës dhe planin e gadishmërisë.

“Instituti Kombëtar do të informojë rregullisht Institucionet shëndetësore, Ministrinë e Shëndetësisë, Agjensionin e Emergjencave dhe OBSh-në për ecurinë epidemiologjike të Novel Coronavirus (2019- nCoV) në Republikën e Kosovës. Situata epidemiologjike me koronavirus në botë (sipas ECDC: 7 Shkurt 2020)”, njofton IKShPK-ja.

Ndryshe, në nivel global janë raportuar gjithsej 31.503 raste të konfirmuara me 2019 nCoV me 638 raste. Në Kinë gjithsej 31.217 raste të konfirmuara me 637 vdekje. Jashtë Kinës janë raportuar 286 raste me një rast vdekje në Filipine. Në Europë janë raportuar 31 raste me koronavirus të konfirmuar në Gjermani, Francë, Itali, Mbretëri të Bashkuar, Belgjikë, Rusi, Finlandë, Spanjë dhe Suedi./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2531451076982881?__xts__[0]=68.ARCH07n46-wV7aBizbrvDtIygoXy-9AI9DZO5-ilyA6FSe1Ik-Y0G0GTwwDcC6hhySYcPPzXakXB-QfIGMRgOMxFAS7VZ00614tPjFKjlT6UFIhIZvQc_33y4UTbKPHNI2y94menE98re1nuygnHEF7pSsG7WxGZrxVI8OwZgNsG1cSq6Fow0MiNNDoRMTOHC59a7eiTVg3Bae4bRb4UrKllNRwdyoC_73V0nCiManUtgFNjizCkKariqCDzm6134Mq_GHpIfLzW1cXeEtaP1pVXmSl-NpIgoJJ8kC0YZ4i7PNmaCreAwzLzv5tu2L93nr35qDkoJz8ii_VOHAHufFGLlg&__tn__=-R