image IKSHPK: Një i prekur nga Mitrovica me Covid-19, Agim Bahtiri: Asnjë person nuk ka koronavirus në Mitrovicën e Jugut

Kosovë

IKSHPK: Një i prekur nga Mitrovica me Covid-19, Agim Bahtiri: Asnjë person nuk ka koronavirus në Mitrovicën e Jugut

news image

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, thotë se asnjë person nuk është pozitiv me Covid-19 në Mitrovicën e Jugut, këtë deklaratë e dha pasi IKSHPK tha se njëri nga 12 rastet e konfirmuara sot është nga rajoni i Mitrovicës.

“Asnjë person nga Mitrovica e Jugut nuk ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirusin COVID-19, as sot e as ditëve të mëhershme. Këtë informacion sapo e mora zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës. Ftoj qytetarët që t’i zbatojnë vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet e Institutit të Shëndetësisë, në mënyrë që ta mbrojnë vetën dhe familjet e tyre nga ky virus”, shkruan Bahtiri, transmeton Gazeta Sinjali.

Edhe kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha, pretendon se në Fushë-Kosovë nuk ka mbërritur Covid-19, pavarësisht njoftimit të IKSHPK-së se tre presona janë të infektuar me koronavirus nga Fushë-Kosova. /Gazeta Sinjali/