Instituti Kombëtar i Shëndetetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) përmes një njoftimi në Facebook ka kërkuar nga qytetarët që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.
Sipas këtij njoftimi, në Prishtinë, Brezovicë e në Prevallë ka daljë masive të qytetarëve, duke rrezikuar shpërthimin epidemik të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Në Prishtinë, po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet! Në Brezovicë e Prevallë janë mbledhur grumbuj të njerëzve! Kjo është e rrezikshme!”, thuhet në njoftimin e tyre./GazetaSinjali/