image IKSHPK: Mos na bëni presion, jo të gjithë mund të testohen në të njëjtën ditë

Kosovë

Reagim/ IKSHPK: Mos na bëni presion, jo të gjithë mund të testohen në të njëjtën ditë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u bën thirrje qytetarëve dhe individëve nga organizata të ndryshme që të ndalin presionet mbi këtë institucion dhe të mos pengojnë punën e tij.

Instituti thotë se nga data 8 shkurt deri më 26 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.479 raste të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e gjashtëdhjetë e tre raste.

“IKSHPK e kupton shqetësimin e secilit qytetar për statusin e gjendjes së tij shëndetësore, por nuk mund t’i nënshtrohet diktatit të secilit që vet-vlerëson se duhet të testohet, pasi që një përgjegjësi e tillë i takon IKSHPK, e cila bën hulumtimin e kontaktimin e të gjitha rasteve të dyshimta me COVID-19, mbikëqyrjen e personave të karantinuar; grumbullimin-përpunimin dhe analizën-interpretimin e të dhënave si dhe komunikimin me popullatën me rekomandime e këshilla. Fatkeqësisht, individë të ndryshëm, dukë përdorur edhe median dhe ndjeshmërinë e situatës, bëjnë presion mbi epidemiologët, të cilëve u ka rënë barra kryesore e kontaktit me pacientët e infektuar, të gjitha kontaktet e tyre, dhe gjatë punës së tyre, këto ekipe ndeshen me sjellje të vrazhda si dhe marrin edhe fyerje nga personat e tillë. IKSHPK kërkon nga personat të cilët janë kontakte të kontakteve që të kenë mirëkuptim gjatë punës me ekipet e IKSHPK-së dhe ta kuptojnë faktin se jo të gjithë mund të testohen në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën ditë, përderisa kërkon më shumë kujdes dhe mirësjellje nga të tjerët që në mënyrë të padrejtë dhe nga karantinat e ndryshme shigjetojnë profesionistët shëndetësor dhe institucionit duke adresuar kritika të paargumentuara dhe duke njollosur punën e IKSHPK-së”, thuhet në njoftim.

IKSHPK do të vazhdojë të jetë i përkushtuar në zbatimin e Planit të Veprimit të Planit të Gatishmërisë dhe Reagimit kundër koronavirusit Covid-19, dhe të ruaj shëndetin publik të popullatës.

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2698635993597721?__xts__[0]=68.ARDnoFNsVofCHdL0i5Yej6hyRe0fKmM6jVB9tykW0TgXCcWkPKs_knsE3eW7FESvGjMGTpwraw3MzxOUEMtnNotri4AmlvVYl46CheKTQIRTY-SNTc0-ohn95Iv4zb7zcDPZ_C77z5Co1NEDMlbKSgD9TNTAfOrVKpTCEhn4yOqP5gihNxLBk-nxmBddnYQkCuIieSRRZDSX5IctFOGD-HFK-DFWXgQ6guZF-wW7PB1lG6K3lX2i0-NHWDJtpb2uou3Je36gBF02hpTCzLLqnims-K5Vtd3FSL_pAl0HRxS0yA0x-ztbPk5MFO20Z4zjq0jf1oZPPdZ_TAB1_PUTgg&__tn__=-R