Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të evitojnë qëndrimin në kohë të gjata nëpër fusha e livadhe si pasojë e situatës endemike me ethe hemorragjike Krime-Kongo.
Disa komuna në Kosovë, përveç përballjes me pandeminë Covid-19, kanë raportuar për raste të pickimit nga rriqrat. Instituti bën të ditur se është duke përcjellur me kujdes situatën dhe se ka filluar dezinfektimi selektiv në komunën e Malishevës.
Po ashtu IKSHPK ka publikuar disa udhëzime për mbrojtje./ Gazeta Sinjali/