Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është duke kryer në terren testime për koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Sot, këto testime po bëhen në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
IKSHPK njofton se deri në orën 11:05 minuta janë testuar 257 persona.
Në njoftimin e këtij instituti thuhet se pritja mesatare është 1 minutë e 7 sekonda, për çka thonë se ia kanë lakmi edhe ekipet botërore.
“Ora 11:05!Deri tani janë testuar gjithsej 257 persona! Ekipi fenomenal i ISHPK! Pritja mesatare 1 minutë e 7 sekonda! Lakmi ekipet botërore! Boll ma sehirxhinjve”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/