image IKSHPK këshillon qytetarët si të mbrohen nga gripi

Shëndetësi

Shëndetësi/ IKSHPK këshillon qytetarët si të mbrohen nga gripi

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka dhënë këshilla për t’u mbrojtur nga infeksionet respiratore, duke dhënë edhe mesazhin që të qytetarët të mos kenë frikë dhe të mos bartin maska, për shkak të panikut të shkaktuar nga virusi korona në Kinë.

IKSHPK bën thirrje që të shmangni kontaktin e ngushtë me njerëz që kanë infeksione të frymëmarrjes, të lani shpesh duart dhe të shmangni vendet e mbyllura e të mbipopulluara me njerëz.

Gjithashtu, ky Institut këshillon që të mbuloni gojën dhe hundën gjatë kollitjes apo teshtitjes.

Në fund IKSHPK thotë se personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë temperaturë, ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!/Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.652684794859528/2530053050456017/?type=3&theater