image IKSHPK kërkon nga inspektoratet sanitare dhe ato komunale që ta zbatojnë Ligjin për pandeminë

Shëndetësi

IKSHPK kërkon nga inspektoratet sanitare dhe ato komunale që ta zbatojnë Ligjin për pandeminë

news image

Në apelin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, kërkohet nga inspektoratet sanitare dhe ato komunale që të zbatojnë Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.

Sipas IKSHPK-së, inspektoratet komunale duhet të bashkëpunojnë me shtabet komunale dhe të zbatojnë me patjetër ligjin duke u mbështetur në manualin e Ministrisë së Shëndetësisë për COVID-19.

“Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar”, shkruan IKSHPK.

Ndërkohë që Instituti vazhdon të udhëzojë vendosjen e maskës, të respektohet distanca sociale si dhe të lahen duart më shpesh.

IKSHPK gjithashtu thotë se çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve./ Gazeta Sinjali/