Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar te qytetarët që të rrijnë në shtëpi.
Siç njoftojnë ata, ajrit sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe ata me sëmundje kronike.
“Qëndroni në shtëpi! Ajri sot nuk është i shëndoshë për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, deri tani janë 227 raste të konfirmuara me koronavirus në Kosovë, prej tyre 7 persona kanë humbur jetën. /Gazeta Sinjali/