image IKShPK: Ju lutemi, vaksinohuni

Shëndetësi

IKShPK: Ju lutemi, vaksinohuni

news image

Tani kur rastet e reja me COVID-19 po shënojnë rritje dhe varianti Delta i këtij virusi po përhapet shpejt, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka lutur qytetarët që të vaksinohen, raporton Gazeta Sinjali.

Madje, nga ky institut u kanë bërë thirrje qytetarëve që në rast se hasin persona të pavaksinuar, t’i këshillojnë ata që të vaksinohen.

“Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve…Mosvaksinimi përkeqëson situatën epidemiologjike, rritë rastet e sëmundjes, rritë rastet e vdekjes, mbingarkon institucionet shëndetësore…Andaj, ju lutemi, për hir të shëndetit tuaj, vaksinoheni”, thuhet ndër të tjera në apelin e IKShPK-së./Gazeta Sinjali/