Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka sugjeruar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Sipas tyre, me daljen e qytetarëve nga shtëpia rrezikohet përhapja epidemike. Gjithashtu, IKSHPK, kërkon që qytetarët të mos merren me punën e epidemiologut por të pushojnë.
“Në Prishtinë, po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes.
Grumbuj të njerëzve gjithandej vendit që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve. Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet”, shkruhet në njoftim./ Gazeta Sinjali/