image IKSHPK-ja tregon se kur dalin rezultatet e 7 të dyshuarve me koronavirus

Kosovë

Shëndetësi/ IKSHPK-ja tregon se kur dalin rezultatet e 7 të dyshuarve me koronavirus

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në laboratorin e mikrobiologjisë janë testuar 7 raste të dyshimta me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas IKPSHK-së, deri tani nuk ka asnjë rast me koronavirus, kurse rezultatet e mostrave të testuar sot do të publikohen gjatë orëve të mbërëmjes.

“Deri tash nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Tutje, në njoftimin e këtij instituti thuhet se do të raportojnë në baza ditore për rastet e testuara për koronavirus dhe rezultatet e tyre.

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se tre nga personat e dyshuar me koronavirus janë zyrtarë të KFOR-it./Gazeta Sinjali/