image IKSHPK-ja sërish apel qytetarëve: Rrini në shtëpi, pini çaj me limon

Kosovë

Shëndetësi/ IKSHPK-ja sërish apel qytetarëve: Rrini në shtëpi, pini çaj me limon

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) sërish u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet e këtij instituti dhe Ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në apelin e këtij instituti.

Ky institut gjithashtu ka kërkuar që qytetarët të mos bëjnë panik dhe të shtojnë kujdesin duke i përsëritur rekomandimet. /Gazeta Sinjali/

Më poshtë janë rekomandimet e IKSHPK-së:

• Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
• Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
• Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga infeksionet respiratore!
• Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
• Lani duart porsa hyni në shtëpi!
• Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!
• Lani duart pas përdorimit të tualetit!
• Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
• Evitoni përdorimin e tualeteve publike!
• Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!
• Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
• Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!
• Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!
• Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
• Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!