image IKSHPK-ja pranon 1 mijë e 50 teste molekulare për Covid-19

Shëndetësi

IKSHPK-ja pranon 1 mijë e 50 teste molekulare për Covid-19

news image

Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF) ka bërë dorëzimin e 1 mijë e 50 testeve molekulare për Covid- 19 për GeneXpert në IKSHPK, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, testet janë siguruar nga fondet e mekanizmit C19RM të Fondit Global, të zbatuara nga Programi i HIV-it në CDF.

“Këto teste janë një nga teknologjitë më të reja dhe më të sakta të testimit molekular për Covid -19.Testet janë të shpejta dhe shfrytëzojnë aparaturën GeneXpert të dhuruar për IKSHPK nga Granti i Fondit Global për Programin e Tuberkulozit, të menaxhuar nga CDF”, thuhet ndër të tjera në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo ministri vlerëson se me futjen në përdorim të kësaj metode do të forcohet dhe diversifikohet sistemi i diagnostikimit të hershëm molekular të Covid -19 dhe kursehen resurset e qytetarëve të Kosovës./Gazeta Sinjali/