Në tabelën e publikuar me të dhënat për rastet e reja me koronavirus në komunat e Kosovës, IKSHPK ka bërë një gabim në numër.
IKSHPK ka njoftuar për 9 raste të reja në Lipjan, por në tabelë kanë vendosur 4 të infektuar në qytet, 2 në fshatin Gadime, 1 në Kraishtë dhe 1 në Gllogoc, e që në total bëjnë 8.
Ndërkaq, IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, nga 472 mostra të marra në SHSKUK, 220 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19./ Gazeta Sinjali/