image Rritja e rasteve të reja me COVID-19, IKSHPK me rekomandime për Ministrinë e Shëndetësisë

Shëndetësi

Rritja e rasteve të reja me COVID-19, IKSHPK me rekomandime për Ministrinë e Shëndetësisë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) i ka dhënë rekomandime të reja Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në apelin e publikuar sot herët në mëngjes, IKSHPK i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë që t’i mbyllë sektoret ku ka raste me COVID-19 dhe të bëhet obligative mbajtja e maskave, shkruan Gazeta Sinjali.

“Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet kanë kaluar muajin prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike e private, kemi rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!”, shkruan mes tjerash IKSHPK.

Si pasojë e mos bartjes së maskave nga qytetarët, IKSHPK alarmon se po rrezikohet shëndeti i i qytetarëvedhe po rëndohet situata e përgjithshme epidemiologjike që, siç thotë Instituti “po mbahet nën kontroll me mund të madh të ekipeve të profesionistëve të Institutit Kombëtar”. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2826565094138143?__tn__=-R