image IKSHPK: Cilësia e ujit të pijës në Kosovë është brenda standardeve të parapara

Sociale

IKSHPK: Cilësia e ujit të pijës në Kosovë është brenda standardeve të parapara

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se cilësia e ujit të pijës në Kosovë është brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit të pijës, UA 16/2012.

Këto vlerësime, IKSHPK njofton se janë dhënë bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije në Prishtinë dhe analizave të përditshme.

“Bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije në Prishtinë, të bëra në laboratoret e Institutit Kombëtarm të gjithë parametrat kimik dhe baktyeriologjik rezultojnë mbrenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012. Në bazë të parametrave të analizuar uji nga ujësjellësi është brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm. Analiza e ujit bëhet çdo ditë në përputhshmëri me standardet e parapara me UA16/2012 dhe DWD 98/83/EC. Në kohën e pandemisë, monitorimi është sforcuar si nga ana e Qendrës për monitorim të ujit në IKSHPK ashtu edhe në monitorimin operativ në Kompanitë Rajonale të Ujit”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërsa, sa u përket reshjeve të shiut, Instituti bën të ditur se ditët e fundit reshjet kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese.

“Ditëve të fundit kemi pasur reshje të shtuara në disa rajone të Kosovës dhe komunës së Prishtinës, është shkaktuar ngritje e nivelit të ujit në disa lumenjë të Kosovës dhe liqej akumulues.vKëto sasira nuk kanë shkaktuar vërshime (pos në disa fshatra të Komunës së Podujevës), por kanë ngritur nivelin e liqejve akumulues ku kanë përmirësur furnizimin me ujë të rajonit të Prishtinës përmes KRU “Prishtina””, thuhet tutje në njoftim.

IKSHPK njofton se do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale.

“Situata epidemiologjike është në kontrollë të vazhdueshme nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të pasojë me rekomandime të reja”, përfundon njoftimi./Gazeta Sinjali/